Londër, 21 tetor, NOA – Buxheti i qeverisë angleze do të njohë shpenzimet më drastike të tij, pas një plani paraprak masash për të reduktuar sa më shumë të jetë e mundur ato që cilësohen si të tepërta.
Ka qenë vetë ministri britanik i Financave, George Osborne, i cili i ka shpallur këto shkurtime, të cilat janë vlerësuar në vendin e tij si më të mëdhatë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Bëhet fjalë për 130 miliardë dollarë, të cilët parashikohen të kursehen brenda periudhës së katër viteve, ndërsa thuhet se në bazë të këtyre shkurtimeve, shumë departamente qeveritare do të humbin një të katërtën e buxheteve të tyre.Kurse arsimi, sistemi i asistencës sociale, transporti dhe policia do të jenë ndër fushat më të prekura.
"Do të ketë fokusim në çështje të tregtisë, tha ai, dhe qeveria do të respektojë zotimet e saj ndaj objektivave të Kombeve të Bashkuara për ndihmat ndërkombëtare", mësohet të jetë shprehur ministri anglez.
Ndërsa opozita i ka kundërshtuar këto shkurtime, duke pohuar se ato janë bërë për arsye ideologjike dhe se këto masa janë të padrejta, duke theksuar se defiçiti duhet shlyer, por kjo po bëhet nga qeveria si një bixhoz i pakujdesshëm.
n.e/NOA