English

Kanosi me automatik një 18 vjeçar, policia negocion dhe kap autorin

Tiranë, 21 tetor, NOA – Një 23 vjeçar, i cili kërcënoi me armë një 18 vjeçar tjetër është arrestuar këtë paradite nga policia e kryeqytetit.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10.00 në Bulevardin “Blu” që ndodhet në Kamëz.

23 vjeçari Elvis Gëzim Ademi, lindur e banues në Kamëz të Tiranës pasi është konfliktuar për motive të dobëta me 18 vjeçarin Erion Qamil Neziri banues në Bathore, e ka kërcënuar këtë të fundit me armë.

Por, ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e efektivëve të Komisariatit të Policisë Nr.5 në Tiranë, të cilët bënë të mundur pas negocimit, kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të 23 vjeçarit Elvis Ademi.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje kërcënimi erdhi pas një grindje të çastit midis autorit dhe 18 vjeçarit Erion Neziri, ku 23 vjeçari Ademi kërcënoi automatik, 18 vjeçarin, që shpëtoi pa u lënduar.

23 vjeçari Elvis Ademi ka konsumuar veprat penale të kanosjes me armë, armëmbajtjes pa leje dhe prishjen e rendit dhe të qetësisë publike.

mit/NOA
KOMENTE