English

Protezat që lëvizin me anë të mendimeve

Tiranë, 22 Tetor, NOA- Christian Kandlbauer, 23 vjeç, është personi i parë në botë që ka vënë proteza të cilat mund të kontrollohen me anë të mendimeve.

Christian ka humbur të dy krahët në një aksident dramatik: është përplasur kundrejt një peme dhe makina e tij kishte marrë zjarr. U shpëtua çastet e fundit nga një kamionist. Megjithatë më pas atij i vendosën dy proteza në krahët e tij dhe tashmë mund të themi se Christian ka një jetë normale, pasi falë tyre ai arriti të kalonte dhe testin e patentës. Mund të themi se bëhet fjalë për një mrekulli të shkencës dhe forcës së vullnetit.

r.b/NOA

KOMENTE