English

PS-PD sot në garë force për votat, prova në Kuvend për mandatin e Beqjas

Tiranë, 21 Tetor, NOA – Mazhoranca dhe opozita sot do të vendosen në një garë të vërtetë force për votat e tyre, pasi pritet të votojnë në seancë plenare mbi mandatin e deputetit socialist, Ilir Beqja.

Eshtë Këshilli për Rregulloren e Mandateve dhe Imunitetit ai që do të paraqesë në seancën e sotme plenare dokumentin e hartuar, përmes të cilit kërkon parlamentit të votojë pro kërkesës për heqjen e mandatit të deptuetit Ilir Beqja nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa deputetët socialistë kanë pohuar se do të votojnë sot në seancën plenare për të mbrojtur mandatin e kolegut të tyre, mazhoranca ka qenë pikërisht ajo që ka paraqitur kërkesën për heqjen e tij, duke e sjellë deri për votim në seancë plenare.

Nga ana tjetër, grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi gjithashtu që në seancën e sotme deputetët e tij të kërkojnë që votimi për mandatin e deputetit Beqja, të bëhet i fshehur.

Ata shpresojnë kështu që të përfitojnë ndonjë votë të mundshme, që “rrjedh” nga mazhoranca, duke lëkundur kështu shumicën në Kuvend.

Pa harruar edhe faktin që Partia Socialiste ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me 35 firma për të interpretuar Kushtetutën mbi heqjen e mandatit të deputetëve.

n.e/NOA

KOMENTE