Romë, 22 tetor NOA - Momenti jo i mirë që po kalon ekipi i Romës pa dyshim ka sjellë dhe komentet e para në lidhje me pankinën e drejtuar nga tekniku Ranieri.
Kështu, mund të themi se gjendja e tij tashmë është shumë në rrezik në lidhje me një qëndrim të mundshëm tek Roma dhe pikërisht në lidhje me këtë fakt është bërë e ditur se drejtuesit e familjes Sensi kanë kërkuar informacione për situatën aktuale të trajnerit Brazilian Leonardo. Për momentin mund të sigurojmë se është vetë një ide, por në rast se ekipi kryeqytetas vazhdon në këtë rrugë atëherë çdo gjë mund të ndryshojë dhe ish-tekniku i Milanit, mund të jetë zëvendësuesi ideal i Ranierit.
r.b/NOA