English

Rooney, klubet e interesuara kanë problem pagën e tij

Tiranë, 22 tetor, NOA- Pas një komunikimi zyrtar nga vetë lojtari i Manchester United, Wane Rooney, i cili ka pohuar se po kërkon të largohet nga ky ekip, duhet thënë se është duke u bërë një ankand i vërtetë në drejtim të tij.

Kështu problemi më i madh për klubet e interesuara nuk është shifra që do të kërkojë United, por rroga e lojtarit, ku është bërë e ditur se Rooney i ka kërkuar Realit një shifër prej 14 milionë eurosh në vit. Në krahun tjetër Çelsi është gati të ofrojë 9 milionë euro për sulmuesin anglez, ndërsa City është në përgatitje të një oferte të re. Janë shuma mjaft të mëdha të cilat nga shumë klube të tjera nuk mund të realizohen dot për të siguruar shërbimet e sulmuesit të djajve të kuq.

r.b/NOA

KOMENTE