English

Shkarkimi, Vlora me prefekt të ri

Tiranë, 21 tetor, NOA – Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme ka miratuar shkarkimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Vlorës.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi që Hasan Halili shkarkohet nga detyra e prefektit të qarkut Vlorë dhe Eduart Veçani emërohet prefekt i qarkut Vlorë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin përkatës të qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE