Pejë, 22 tetor, NOA – Policia e Kosovës ka arritur të rikthejë sërish në qeli një të arratisur nga burgu. Bëhet fjalë për 31 vjeçarin, Atdhe Bekaj, cili ishte arratisur nga burgu i Dubravës më 18 gusht 2007.
Korrespodenti i Agjencisë NOA në Kosovë raporton se arrestimi i tij është bërë nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar i mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative e PK-së.
Ndalimi është bërë në qytetin e Pejës në afërsi të stacionit të autobusëve, ka realizuar operacionin e arrestimit.
Bekaj, gjatë momentit të arrestimit ka pasur me vete dhe një pistoletë me trembëdhjetë fishekëve të kalibrit 9 mm
Gjatë realizimit të operacionit policia ka arrestuar edhe Artan.B në pronësi të cilit është gjetur një revole e cila është konfiskuar.
Të dy të arrestuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore.
a.k/NOA