English

Barazia gjinore, konferencë për përfaqësimin e në polici

Tiranë, 22 tetor, NOA – Problemet e diversitetit dhe të barazisë gjinore në forcat e rendit kanë qenë në qendër të një takimi të organizuar sot.

Konferenca me temë “Sfidat për diversitet gjinor në Policinë e Shtetit” mblodhi gjithë përfaqësuesit e ministrisë së Brendshme, me qëllim për të vlerësuar gjendjen e Policisë së Shtetit nga perspektiva gjinore.

Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, shprehu bindjen se kjo konferencë do t’i shërbeje synimit te Ministrisë dhe Policisë se Shtetit për hartimin e një strategjie afatgjate për diversitetin gjinor ne Policinë e Shtetit.

“Çështjet gjinore dhe barazia gjinore janë tashmë në axhendën e zhvillimit shqiptar, e për rrjedhojë janë bërë pjesë e kuadrit ligjor dhe e objektivave dhe prioriteteve të maxhorancës. Por pavarësisht këtyre zhvillimeve ne mendojmë se ende ngelet shumë për të bërë në këtë drejtim”, tha Avenir Peka.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit, z. Rasim Borishi, theksoi se policimi në vendin tonë ka pësuar transformime të dukshme dhe të prekshme, të cilat kanë sjellë përmirësim të cilësisë së shërbimit të ofruar ndaj qytetarëve.

“Promovimi i i diversitetit dhe barazisë gjinore brenda organizatës policore, kanë ndikuar në rritjen e besimit të qytetarëve tek policia. Megjithatë, pavarësisht progresit, duhet pranuar se jemi ende larg krijimit të një kulture në të cilën i gjithë stafi beson se çështjet e diversitetit dhe barazisë gjinore janë baza mbi të cilën ne operojmë”, tha ai.

Të pranishmit në këtë konferencë shkëmbyen gjithashtu mendime ne lidhje me gjithë problematikën e studimeve të kryera duke rënë dakord për rekomandime konkrete qe do të përmirësonin statusin social të grave të punësuara në policinë e shtetit dhe përmirësimin dhe rritjen ne karrierë te tyre.

a.k/NOA

KOMENTE