English

Gjermania: Nuk ua paguajmë më kthimin azil-kërkuesve

Berlin, 22 tetor, NOA – Gjermania nuk do të paguajë më për kthimin në atdheun e tyre të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia.

Ky është vendimi më i fundit i komunikuar nga qeveria gjermane, sipas të cilës, të gjithë shtetasve të këtyre dy vendeve do t`u refuzohet kërkesa për azil dhe se ndaj tyre nuk do të ketë asnjë detyrim që t’u paguhet edhe kthimi për në shtëpi.

Gjermania: Nuk ua paguajmë më kthimin azil-kërkuesve

Sipas të dhënave, vetëm Belgjika numëron 763 azil-kërkues deri në fund të muajit shtator vetëm nga Maqedonia, me kulmin e 401 kërkesave në muajin shkurt, dhe 82 kërkesa në muajin shtator, ndërkohë që në total kjo shifër është mbi trefish më e lartë se një vit më parë.

Ndërkaq, komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, u ka dërguar sot një letër autoriteteve të Shkupit për t’u kërkuar marrjen e masave konkrete për ndalimin e fenomenit të kërkimit të azilit nga qytetarët e saj.

Në të kundërt, ajo ka pohuar hapur në letrën e saj regjimi i vizave mund të rivendoset sërish për Maqedoninë.

n.e/NOA

KOMENTE