Tiranë, 22 tetor, NOA – Europarlamentarja Tanja Fajon pritet të mbërrijë sot në kryeqytetin shqiptar, në prag të marrjes së vendimit final për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, pas vizitës që ka kryer ditët e fundit në Prishtinë.
Në axhendën e saj, bëhet me dijeni se gjatë qëndrimit në Tiranë është parashikuar një takimi me studentë për të sqaruar liberalizimin e vizave dhe takimin me kreun e bashkisë së Tiranës, nga i cili do të marrë dhe “Çelësin e Tiranës”. Konkretisht, gjatë takimit, bashkëbisedimi mes studentëve dhe shoqërisë civile dhe panelistëve, do të evidentohen perceptimet dhe mundësitë që burojnë nga liberalizmi i vizave.
Ky aktivitet do të mbahet në kuadër të projektit të financuar nga OSFA “Procesi i Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë: Si ta kthejmë në një histori suksesi?”, i cili fokusohet në një fushatë informimi mbi të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga liberalizimi i vizave.
Fajon ka qenë nga nga deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian, e cila ka bërë një lobin të fuqishëm për heqjen e vizave me Shqipërinë, së bashku me deputeten austriake Cecilia Malmstrom etj.
n.e/NOA