English

Hyri në port me makinë të vjedhur, ndalohet maqedonasi

Durrës, 22 tetor, NOA – Forcat e policisë së portit të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin Nashit Ramadani, lindur dhe banues në fshatin Zherovjan të Bogovinës në Maqedoni.

Arrestimi i tij u bë pasi ai ka hyrë nëpërmjet këtij porti në Shqipëri me automjetin me targa ZH499460, automjet në pronësi të një firme private në Zvicër.

Nga verifikimi që punonjësi i policisë kufitare në port ka kryer në bazën e të dhënave, rezultoi se ky automjet figuron i vjedhur dy ditë më parë në Zvicër.

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automjetit dhe dokumentacionit të tij, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Trafikimit të mjeteve motorike”.

n.e/NOA

KOMENTE