Në fjalën e tij, Idrizi përshëndeti pjesëmarrjen e faktorëve ndërkombëtare dhe të vet opozitës në këtë takim. Ai u shpreh se të gjitha faktorët e mbledhur sot në tryezë kanë përvojën e duhur për të bërë një Kod Zgjedhor që sjell zgjedhjet me standarde të kërkuara nga qytetarët dhe nga fakorët ndëkombëtarë.
“Përshëndes praninë e ndërkombëtarëve dhe shoqërisë civile, të cilët i kanë të të gjitha kapacitete e nevojshme për të arritur standardet. Gjatë zgjedhjeve të fundit, shqiptarët votuan si europian të vërtetë. Por problemet u bënë gjatë numërimit”, tha ai.
Duke folur për konsensusin dhe parimin e gjithëpërfshirës, Idrizi u shpreh se PDU do të paraqes propozimet e saj dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor. “Këtu duhet të përfshihen dhe forcat e tjera politike. Sistemi politik ka nevojë të pranojë gjithë edhe forcat politike të tjera. Ne jemi përgatitur dhe kemi propozimet tona”, tha Idrizi.
a.k/NOA