Tiranë, 22 tetor, NOA, Update – Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në cilësinë e përfaqësuesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në tryezën e partive politike, ka kërkuar që takimi i sotëm të jenë gjithpërfshirës.
Në fjalën e tij, Rama ka përshëndetur dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës në takim, si dhe ka theksuar se ndryshimet në duhet të jenë transparente.
“Këtu duhet tu jepet mundësia që të thonë zërin e tyre dhe aktorë të tjetër influent që mund të japin kontribute reale”, tha Luan Rama.
Ai theksoi se duhet një proces konsensual për të mbërritur tek ndryshime që plotësojnë kriteret e duhura.
“Por, natyrisht ky proces është i rëndësishëm që të jetë dhe transparentë”, tha ai. Sekretari i LSI-së u shpreh se pas ardhjes së PS-së në tryezën e partive duhet të kontributet e opozitës të jenë në funksion të integrimit të vendit.
“Përshëndes qëndrimin e opozitës dhe besoj se kontributet e saj do të jenë në atë funksion të integrimit të vendit”, tha ai.
a.k/NOA