Tiranë, 22 tetor, NOA, Updat – Tryeza e partive politike ka pasur të vetmin rezultat vetëm uljen e kryeministri dhe kryetarit të opozitë në të njëjtën tavolinë. Në përfundim të saj, Sali Berisha ka deklaruar se tryeza do të vazhdojë punën në nivel ekspertësh të grupeve parlamentare.
Berisha u shpreh se qëndrimi i mazhorancës është i qartë dhe në funksion të zbatimit të ligjit. Ai ka theksuar se që opozita të këtë garanci për zbatimin e ligjit le të zgjedh vet vëzhguesit ndërkombëtare.
Ndërkohë që kryetari i opozitës ka deklaruar dhe një herë qëndrimin e PS-së.
“Në nuk nisim asnjë proces. Tryezë ekspertësh për reformë, pa zbatuar rezolutën e PE dhe pa bërë transparencën e zgjedhjeve shkuara që në zgjedhjet e ardhëshme të kemi garanci, ne nuk kemi asnjë arsye të bëjmë. Ky është vullnet politik nuk është teknik. Ne duam transparencën në zbatim të rezolutës së PE”, tha ai.
Në mbyllja të takimit ka qenë kryeministri Sali Berisha ai që ka deklaruar se
“Jam i vendosur ta zbatojë pikë për pikë dhe gërmë për grëmë rezolutën e PE”.
a.k/NOA