Athinë, 22 tetor, NOA – Bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë mund të fillojnë, vetëm pasi të jetë zgjidhur mosmarrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë.
Kështu është shprehur në një prononcim të tij, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, pas takimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë në Athinë.
Aty ai ka drejtuar thirrje edhe për heqjen e pengesave nga mosmarrëveshjet midis Turqisë dhe Qipros, të cilat sipas tij, pengojnë bashkëpunimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut me Bashkimin Europian.
“Vazhdon të mbetet në fuqi vendimi i samitit të Bukureshtit dhe vendimi i NATO-s është që bisedimet me Shkupin mund të fillojnë atëherë kur të jetë gjetur një zgjidhje reciprokisht e pranueshme në çështjen e emrit”, ka qenë prononcimi i prerë i Rasmussenit lidhur me një fakt të tillë.
Sipas tij, ky është një vendim absolutisht i qartë se duhet ditur që të gjitha vendimet e Aleancës së Atlantikut.
Por gjatë takimit me ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Drutsas, Rasmussen u ndal edhe në mosmarrëveshjet midis Qipros e Turqisë, duke theksuar se ato pengojnë bashkëpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Europian.
n.e/NOA