English

Numri 2 i diplomacisë ruse, viziton sot Tiranën

Tiranë, 22 tetor, NOA - Numri 2 i diplomacisë ruse, Vladimir Titov, do të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas të cilës zv/ministri i Jashtëm rus viziton sot Tiranën.

Në krye të një delegacioni, mësohet se ai do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, si edhe zëvendësministren e jashtme Edith Harxhi.

n.e/NOA

KOMENTE