English

Piktori Fate Velaj, ekspozitë në Vjenë

Vjenë, 22 tetor, NOA – Në Universitetin International të Vjenës u hap një ekspozitë me vepra arti nga piktori shqiptar, Fate Velaj, ceremoni në të cilën mori pjesë edhe vetë deputeti austriak, Volfgang Großruck, si edhe Vili Minarolli, ambasador i Shqipërisë.

Fate Velaj, u lind në Vlorë dhe studioi Art & Kulturë Manaxhim në universitetin e Arteve në Vjenë, ndërsa në vitin 2001 themeloi “Forum Veltoffen International”, një nga më të suksesshmet organizata të artit bashkëkohor në Europë.

Ndërsa në vitin 2003, ka qenë fitues i medaljes “Nder i Republikës së Austrisë”, për merita të veçanta në art dhe kulturë, dorëzuar nga vetë Benita Ferrero Valdner.

Ai njihet edhe si organizator i shumë simpoziumeve rreth artit e kulturës, ndërsa veprat e tij kanë qenë të pranishme edhe në ekspozita në Vjenë, Bruksel, Birmingham, Kajro, Sonthofen, Shkup, Sanremo, Tiranë, Vlorë, Bukuresht, Lago di garda, Athinë, Mödling, Gumpoldskirchen, Laxenburg, Scheibbs, Gaming, Gresten, Uels, Uerfenëeng etj.

n.e/NOA

KOMENTE