Lezhë, 22 tetor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin Besnik Bercaj, me banim në Shëngjin të Lezhës.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij është bërë pasi ai në bashkëpunim me 38-vjeçarin me inicialet N.H., dhe 17-vjeçarin tjetër me inicialet A.H; kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të lehta 21-vjeçarit me inicialet F.C.;që të tre me banim në Shëngjin të Lezhës.
Mësohet se dy bashkëpunëtorët me inicialet N.H. dhe A.H. do të ndiqen në gjendje të lirë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprat penale të “Plagosjes së lehtë me dashje kryer në bashkëpunim”, “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 89-25, 84 dhe 280 të Kodit Penal, në ngarkim të personave Besnik Bercaj, N.H. dhe A.H.
n.e/NOA