Tiranë, 22 tetor, NOA Update – “Berisha është i sinqertë kur bën ofertën, por i pasinqertë kur zbaton ligjin”, kjo është deklarata që ka bërë sot kreu i PS-së në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të shoqërisë civile në takimin të reformën zgjedhore.
Rama i cilësoi shqetësimet e opinionit për ngërçin politik si të ligjshme, por ka theksuar se sot nuk diskutohet sesi duhet ndryshuar Kodi, por a ka garanci për mos vjedhjen e votës.
“Zonja e Shoqatës për Kulturë Demokratike bëri një përmbledhje të pritshmërisë së qytetarëve, duke mirëpritur nevojën për një ligj të ri zgjedhor, për një formë të re ankimimi e me radhë. Pa dyshim që qytetarët shqiptarë mund t'i presin këto, por para kësaj ata duan të dinë, a do të vidhet më vota në Shqipëri?”, tha Rama.
Duke u ndalur në kërkesën e opozitës, Rama u shpreh se “ne duam as më shumë dhe as më pak se zbatimin e rezolutë së Parlamentit Europian”.
Rama u shpreh se opozita kërkon që të bëhen zgjedhje të rregullta pas 20 vitesh.
“Opozita nuk ka mbetur të zgjedhjet e 2009-ës. Kemi vendosur t'i japim fund 20 vjet zgjedhje të deformuara. Në 20 vjet ka pasur vetëm një veçanti, kjo ka qenë sjellja e opozitës shqiptare në qëndrim të vështrimit nga e ardhmja dhe në funksion të kësaj bindje të palëkundur që t'i japim vendit një politikë të re”, tha ai.
a.k/NOA