Lezhë, 22 tetor, NOA – Në një ceremoni inaugurimi në Kalivaç të Lezhës, një shkollë e rinovuar rishtazi u hap zyrtarisht për fëmijët e zonës.
Të pranishëm në ceremoni ishin Pol Poletes, zv/ambasadori i SHBA, majori Kevin Bosh, shef i zyrës për Bashkëpunim Ushtarak në Shqipëri (ODC), nënkolonelja Emi Mekkall, përfaqësuesja e Komandës Europiane të Ushtrisë së SHBA, si edhe drejtoresha e shkollës Drita Gjini.
Ky projekt rinovimi filloi në nëntor 2009 dhe u mbikqyr nga ODC dhe u menaxhua nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë së SHBA.
Përmirësimet e shkollës përfshinin rinovimin e mureve të jashtme, riparimin e çatisë, zëvendësimin e dyerve, dritareve dhe dyshemesë.
Gjithashtu, u instaluan dalje të reja emergjence dhe banjo moderne dhe u hap një pus i ri. Rreth 220 fëmijë do të përfitojnë nga ky projekt dhe fëmijët që ndjekin këtë shkollë janë jo vetëm nga rrethi i Lezhës, por edhe nga rrethet e Pukës dhe Kurbinit.
Ky projekt është pjesë e një përqasje të integruar për të përmirësuar ambjentet mësimore në Shqipëri duke përmirësuar nxënien e fëmijëve shqiptarë.
Projekte të tilla si ky rinovim shkolle përfaqësojnë angazhimin e vazhduar të qeverisë së SHBA, nëpërmjet Departamentit të Mbrojtjes, për të asistuar Republikën e Shqipërisë.
n.e/NOA