English

Të shtëna armësh në kufirin Maqedoni-Shqipëri

Maqedoni, 22 tetor, NOA - Një shkëmbim zjarri ka ndodhur sot në mëngjes midis policisë kufitare të Maqedonisë dhe si një grupi të armatosur në afërsi të vendkalimit kufitar “Shën Naumi” midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sipas Sekretariatit për Punë të Brendshme në Ohër, shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur rreth orës 6.30 të mëngjesit të sotëm në pjesën e territorit të Maqedonisë, pasi që policia kufitare ka hasur në një grup kalimtarësh ilegal.

Zëdhënësi i SPB-së në Ohër, Stefan Dimoski deklaroi se dy nga personat e grupit që kanë shtënë me armë janë arrestuar, me të cilët po zhvillohen bisedat informative për zbulimin e qëllimeve të tyre.

Jo zyrtarisht burime policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për grupe kontrabandistësh të cilët shfrytëzojë këtë zonë kufitare për kontrabandën e mallrave të ndryshëm.

NOA/INA

KOMENTE