English

Titov: Së shpejti, do hiqen vizat me Rusinë

Tiranë, 22 tetor, NOA – Në javët e ardhshme, do të përshkallëzohen edhe më tej negociatat mes autoriteteve të Shqipërisë dhe të Rusisë, për heqjen e vizave mes dy vendeve.

Një fakt të tillë, zv/ministri i Jashtëm i Rusisë i Federatës Ruse Vladimir Titov, ia bëri me dije në selinë e Kuvendit kryeparlamentares Jozefina Topalli, gjatë një takimi të përbashkët, ndërsa i dorëzoi asaj edhe ftesën zyrtare nga presidenti i Dumës ruse për një vizitë, në muajin nëntor, në Rusi.

Nga an Në takim, u vlerësua klima e re e bashkëpunimit midis NATO-s, BE-së nga një anë dhe Federatës Ruse nga ana tjetër.

Më tej, kryetarja e Kuvendit tha se "Shqipëria po jeton një vit historik, atë të heqjes së vizave me BE, vendim, i cili erdhi si ratifikim i progresit dhe transformimit të jashtëzakonshëm të punës së shqiptarëve dhe reformave të qeverisë, parlamentit dhe institucioneve”.

Duke trajtuar çështjen e heqjes së vizave me Rusinë, kryetarja e Kuvendit tha se kjo nisëm do të përbënte një fazë shumë të rëndësishme, jo vetëm për marrëdhëniet mes dy vendeve, por dhe në dimensione të tjera të bashkëpunimit në rajon.

Ndërsa duke trajtuar zhvillimet në rajon, kryetarja e Kuvendit theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga gjithnjë e më shumë vende, është një konsolidim i mëtejshëm i paqes, i stabilitetit dhe progresit në rajon. Ajo u shpreh e sigurt se e ardhmja e Kosovës, Serbisë, dhe të gjithë vendeve të rajonit, është në BE.

“Shqipëria ka luajtur përherë rolin kyç konstruktiv dhe të fqinjësisë së mirë në rajon”, - u shpreh Kryetarja e Kuvendit, ndërsa zëvendësministri i jashtëm rus tha se Moska zyrtare përkrah dhe inkurajon dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe perspektivën evropiane të popujve të rajonit.

n.e/NOA

KOMENTE