Tiranë, 22 tetor,NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka marrë pjesë sot në tryezën e partive për reformën zgjedhore.
Kreu i PS-së ka dalë kundër vendimit të tryezës së aleatëve për të mos marrë pjesë në asnjë ndryshim ligjor, në kohën kur ende nuk është bërë transparenca e zgjedhjeve të kaluara.
Gjatë nisjes së mbledhjes, në kohën kur ka qenë duke folur kryeministri Sali Berisha, kryetari i PS-së ka hyrë në mënyrë të papritur dhe ka zënë vend në tavolinën e partive politike në krah të kryeministrit.
Ardhja e kryetarit të PS-së në këtë takim pritet të sjellë dhe një ndryshim të qëndrimit të selisë rozë dhe gjithë opozitës.
Në deklaratat e fundit të kreut të PS-së është përsëritur qëndrimi i mëparshëm për se pa transparencë nuk ka zgjedhje.
Bashkë me kreun e PS-së ka qenë dhe përfaqësuesi tjetër i opozitës ,kryetar i PBDN-së, Vangjel Dule.
a.k/NOA