"Jini të vetëdijshëm për këtë, veproni si duhet dhe veproni me përgjegjësi.Unë dua të jem i qartë, që në fillim, se detajet e asaj që mund të përfshijë reforma zgjedhore mbeten në dorën tuaj si politikanë, si parlamentarë për t’u vendosur. Prania e shoqërisë civile është e një rëndësie të madhe”.
Eugen Uollfarth*
Prania juaj sot këtu dhe angazhimi për të forcuar demokracisë në këtë vend janë për t’u përgëzuar.
Përmes diskutimeve tuaja, përmes përgatitjeve tuaja, duke filluar nga sot, ju po e bëni zemrën e demokracisë të funksionojë më mirë.
Jini të vetëdijshëm për këtë, veproni si duhet dhe veproni me përgjegjësi.
Unë dua të jem i qartë, që në fillim, se detajet e asaj që mund të përfshijë reforma zgjedhore mbeten në dorën tuaj si politikanë, si parlamentarë për t’u vendosur. Prania e shoqërisë civile është e një rëndësie të madhe.
Unë do t’ju nxisja që të konsultoheni gjerësisht dhe të synoni konsensusin më të gjerë politik të mundshëm, në mënyrë që çdo reformë përfundimtare të jetë jetëgjatë dhe e bazuar në shtetin e së drejtës dhe në Kushtetutën e Shqipërisë.
Megjithëse, sigurisht, nuk do të dëshiroja të hyja në një diskutim të detajuar mbi përbërësit e ndryshëm të mundshëm të një pakete të reformës zgjedhore, e konsideroj të vlefshme të tërheq vëmendjen tuaj te rekomandimi i parë i raportit përfundimtar të ODIHR-it për zgjedhjet e 2009-s, i cili ka të bëjë me rolin e partive politike në procesin zgjedhor.
Rekomandimi thotë: “Partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, në raport të drejtë me privilegjet e mëdha që gëzojnë sipas ligjit në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet të realizojnë detyrat e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme në interesin e përgjithshëm të Shqipërisë.”
Jini të vetëdijshëm për këtë, veproni si duhet dhe veproni me përgjegjësi.
*Fjala e kryetarit të Prezencës së OSBE, Ambasadorit Eugen Uollfarth në tryezën e rrumbullakët për reformën zgjedhore.