English

Vodhi 9 shina treni, shpallet në kërkim 31-vjeçari

Durrës, 22 tetor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit shpallur në kërkim 31-vjeçarin Arjan Çani, lindur në Burrel e banues në qytetin bregdetar.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, kërkimi i tij u bë pasi dyshohet që ky person, ka vjedhur 9 copë shina treni me gjatësi 130 cm secila, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në automjetin e tij tip Benz me targa DR 2126 C.

Mësohet se ai e ka braktisur këtë mjet në unazën e Durrësit, në momentin që ka parë punonjësit e policisë, të planizuar me shërbim aty pranë.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale automjeti, si edhe 9 copat e shinave të trenit.

Nga ana e policisë, u bë shpallja në kërkim policor e këtij personi, ndërsa materialet për veprën penale të “Vjedhjes”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE