English

Aromë e keqe e gojës? Ja si mund ta shmangësh

Romë, 23 tetor, NOA – Aroma e keqe që lëshon frymëmarrja jonë duke kaluar përmes gojës, është shpesh shenjë e një çrregullimi të trupit, por për 90 % të njerëzve është e lidhur me një dietë të gabuar dhe higjienë orale gjithashtu të gabuar dhe vetëm pjesa e mbetur prej 10% mund të tregojë praninë e një sëmundje më të rëndësishme.

Por për të gjetur burimin e saj, ju duhet të shkoni patjetër te një stomatolog specialist, i cili me anë të një sërë testesh do të provojë të eliminojë problemin në rrënjën e tij.

Për ata që kanë një shqetësim të vogël të erës së keqe të gojës, do të jetë i mjaftueshëm një kontroll i higjienës së dhëmbëve dhe e gjuhës.

Në shumë raste, në fakt, kundërmimi i pakëndshëm i gojës është prodhuar higjiena e dhëmbëve.

Proteinat që janë të pranishme në ushqime, janë kryesisht përgjegjës për erën e keqe, si mishi dhe djathi që sapo të depozituar në dhëmbë, kthehen në yndyrë që përmban squfur, një substancë që hyn në thellësi të mishrave dhe lëshon erë të pakëndshme të gojës. Hudhrat, qepët etj janë ushqimet armike për një aromë të freskët të gojës.

Ndërkaq, erëzat orientale, nëse përdoren në bollëk mund të lehtësojnë daljen e problemit

Por edhe pirja e duhanit është një shkak i madh i frymës së keqe, ndaj ata që e kanë problem të mprehtë erën e gojës, duhet të përpiqen për të lënë duhanin

Eshtë shumë e rëndësishme që për të kontrolluar erën e gojës, duhet që të lahen dhëmbët pas çdo vakti që të mos mbeten mbetje ushqimi në gojë.

Edhe një agjërim i zgjatur mund të shkaktojë erë të keqe, nga mungesa e përtypjes, nda duhet gjithmonë të fusim diçka në gojë.

Ja disa këshilla praktike:

- Për të eliminuar aromat në gojë janë të dobishme të bëhen dhe gargarë pas çdo vakti. Për ta mund të përdoren mana, dëllinjë, nenexhik, lule livando etj.

- Një kokërr kafeje në gojën tuaj neutralizon erën e gazit që vjen nga stomaku dhe ndihmon për zgjidhjen e problemit të bezdisshëm të frymës së keqe. - Ushqehuni me sa më shumë zarzavate të freskëta dhe fruta të mira me lëkurë. - Përtyp një çamçakëz bërë nga komponimet aromatike, kripëra të zinkut dhe vajra esenciale të çajit të gjelbër ose të hani karamele që përmbajnë ekstrakte agrumesh etj.

n.e/NOA

KOMENTE