Kinë, 24 Tetor, NOA- Amerikania Ashley Robertson që e vogël ka qenë e dashuruar pas pandave gjigante dhe tashmë mund të themi se ëndrra e saj është bërë realitet.
Faktikisht Ashley është zgjedhur, pas një kompeticioni të vështirë zyrtar, si ambasadorja e këtyre kafshëve simpatike. Ajo ka kryer udhëtimin në një lokalitet të Kinës ku është dhe zona më e populluar nga pandat, rajon në të cilin do të kujdeset për një muaj ndaj një panda të vogël me emrin Qiqi.
"Është një punë fantastike”, - deklaroi tepër e gëzuar vajza. "Dua që diçka e tillë të vazhdojë gjatë gjithë jetës sime. Shpresoj që në të ardhmen pasi të kem mbaruar këtë eksperiencë të qëndroj këtu si vullnetare”.
r.b/NOA