English

Berisha, në Samitin e 13 të Frankofonisë në Zvicër

Montreux, 23 tetor, NOA - Kryeministri Berisha ndodhet në Zvicër ku mori pjesë në Samitin e 13 të Frankofonisë që po mbahet në komunën Montreux, ku temë kryesore e këtij samiti është “Sfidat dhe vizionet e së ardhmes për Frankofoninë”.

Shqipëria është vend anëtar me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (IOF), e cila ka në përbërjen e saj më shumë se 1/3 e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij mori pjesë në hapjen e pritjen zyrtare për krerët e shteteve dhe qeverive të pranishëm në këtë aktivitet, të organizuar nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard.

Gjatë kësaj seance, u theksua rëndësia e promovimit të gjuhës frënge në botë, si mjet për shprehjen e diversitetit lingustik dhe kulturor, si dhe roli që ajo duhet të luajë në organizatat shumëpalëshe dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Çështjet klimatike zunë, gjithashtu, një vend të rëndësishëm në diskutimet e zhvilluara në këtë Samit. Një tjetër çështje e diskutuar ishte dhe solidariteti mes vendeve frankofone, duke marrë si shembull solidaritetin e treguar pas katastrofës që goditi Haitin vitin e kaluar.

n.e/NOA

KOMENTE