English

E dinin të vdekur, por ngjallet: “Sa mirë fjeta”

Bordo, 23 tetor, NOA - Kufiri midis jetës dhe vdekjes nuk është gjithmonë aq i qartë sa mund të duket. Në disa raste, ka njerëz të cilët duket se kanë kaluar vdekjen dhe pastaj i rikthehen jetës.

Ngjarja simbolike që do flasim sot u zhvillua në Bordo të Francës, ku një grua u deklarua klinikisht e vdekur dhe u zgjua vetëm pasi mjekët tërhoqën spinën. "Kam fjetur mirë", tha protagonistja 60-vjeçare Lydia Paillard, sapo u zgjua duke shtuar “Unë ndihem shumë më mirë. Kam fjetur shumë mirë". Kjo pasi për 14 orë, gruaja nuk tregoi asnjë shenjë jete.

Dhe mjekët e kanë deklaruar atëherë klinikisht të vdekur, duke i kërkuar konsensus familjes për të tërhequr spinën duke i dhënë fund kështu seancës së kimioterapisë, kur papritmas ajo hapi sytë dhe tha: "Ne ishim afër saj, kur papritmas hapi sytë, u ul në shtrat dhe tha - Ndihem shumë mirë, kam fjetur shumë mirë”. "Heqja e spinës ishte një kërkesë e tmerrshme, - komentoi më pas e bija e të sëmurës. Sigurisht që ne jemi të lumtur që nëna ime është e gjallë, por ne kemi nevojë për një shpjegim të detajuar se si kjo mund të ketë ndodhur".

Lidhur me këtë fakt, Yves Noel, drejtori i spitalit, argumentoi se Paillard mund të ketë patur një krizë që shkaktonë një tablo klinike shumë të ngjashme me vdekjen.

"Ekspertët tanë mjekësore kanë shqyrtuar më me kujdes dhe të gjithë e kishin deklaruar klinikisht i vdekur. Kjo është një ngjarje shumë e rrallë", tha ai.

Edhe më shumë shqetësuese është historia e Carlos Camejo, nga Venezuela, pasi viktima u zgjua në tavolinë para autopsisë, pasi u shpall i vdekur.

n.e/NOA

KOMENTE