English

E rrallë/ Një qytet nuk lejon minifundet, fjalët e pista, lojën me top dhe birrat

Castellammare, 22 tetor, NOA – Qyteti Castellammare di Stabia në Itali është i vetmi në botë ku nuk lejohen vajzat me minifunde, balonat e lira që valëviten në qiell prej fëmijëve, lojërat me top në rrugët e tij, fjalët e pista, si edhe të pish ndonjë gotë birrë.

E çuditshme në dukje, por ja që është e vërtetë. Kryetari i bashkisë së qytetit italian në rajonin e Campanias, Luigi Bobbio, thotë se i ka vendosur masa të tilla në mënyrë që qyteti i tij të qëndrojë sa më larg kaosit dhe degradimit.

Ky është një grup rregullash që do ta transformonte Castellammaren, sipas tij, në një shembull model të disiplinës.

Sa i përket veshjes, aty u është thënë “Jo” atyre që lejojnë të shihen të brendshmet e vajzave edhe kur janë në këmbë.

Sikundër janë ndaluar minifundet, janë ndaluar gjithashtu edhe veshjet e tjera shumë të shkurtra, si edhe veshja e rrobave të banjës në parqet e afërta të qytetit.

Ndërkaq, kryetari i komunës ka ndaluar edhe të luhet me top në vende të hapura.

Madje është ndaluar edhe pirja e ndonjë gote birrë në qytet dhe për të rriturit fare, shitja e alkoolit do të ndalet pas orës 22 të çdo dite.

Nga ana tjetër, lista e çmimeve e vendosur nga sherifi është shumë i kripur. Për këdo që i thyen këto ndalesa, gjobat mund të shkojnë deri në 25-500 euro.

Castellammare është një qytet i madh modern në gadishullin e Sorrentos dhe është i famshëm për shekuj me radhë burimet e nxehtë. Qyteti, ndodhet pranë qytetit të lashtë e Stabias, i cili qëndron si një amfiteatër përgjatë detit.

n.e/NOA

KOMENTE