Tiranë, 23 Tetor, NOA – Kushtet e liberalizimit të vizave, pikërisht ato që duhet të plotësojnë qytetarët shqiptarë në momentin e pas-realizimit të këtij hapi, do të jenë në qendër të diskutimeve që europarlamentarja Tanja Fajon do të zhvillojë sot me studentë dhe qytetarë shqiptarë.
E ndodhur që dje në kryeqytetin shqiptar, në prag të marrjes së vendimit final për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, ajo sot do të zhvillojë një takimi me studentë për të sqaruar liberalizimin e vizave.
Konkretisht, gjatë takimit, bashkëbisedimi mes studentëve dhe shoqërisë civile dhe panelistëve, do të evidentohen perceptimet dhe mundësitë që burojnë nga liberalizmi i vizave.
Ky aktivitet do të mbahet në kuadër të projektit të financuar nga OSFA “Procesi i Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë: Si ta kthejmë në një histori suksesi?”, i cili fokusohet në një fushatë informimi mbi të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga liberalizimi i vizave.
Fajon ka qenë nga nga deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian, e cila ka bërë një lobin të fuqishëm për heqjen e vizave me Shqipërinë.
n.e/NOA