San Diego, 23 tetor, NOA - Maria Sharapova, tenistja e njohur në mbarë botën, është e fejuar me rojen e ekipit “Lakers” të Los Angelesit në Shtetet e Bashkuara, Sasha Vujaçiç.
Këtë e ka pohuar vetë lojtari slloven i basketbollit duke treguar se i ka bërë lojtares së nukur ruse të tenisit propozimin e tij për martesë dhe ajo ka pranuar.
Para se të niste një lojë kundër ekipit “Uarriors” në San Diego, Vujaçiç tha Sharapova, 23-vjeçare, ish-numri 1 i tenisit botëror i tha “Po” propozimit të tij për martesë dhe se të dy janë vërtet të lumtur.
Angazhimi i tyre martesor tashmë u konfirmua edhe nga gazetari Mike Trudell, që duket pas tyre në faqen e internetit të “Lakers”.
Ndërkaq, data e dasmës së tyre nuk është vendosur ende.
Në karrierën e saj, pasi mori një pushim të gjatë prej një viti pas një dëmtimi në shpatull, Maria Sharapova, ka fituar turneun botëror “Uimbledon” në 2004; “USA Open” në 2006 dhe “Australian Open” në 2008.
n.e/NOA