English

Futboll, kërcënime ndaj Rooney

Tiranë, 23 Tetor, NOA- Momente të frikshme për Wayne Rooney, i cili deklraoi se do të largohej nga klubi i tij i Manchester United.

Tifozët e “Reds”, të irrituar nga kjo deklaratë kanë sulmuar menjëherë banesën e tij, duke e detyruar sulmuesin të lajmëronte forcat e policisë për të shmangur këtë sulm. Është bërë e ditur se lojtari është akuzuar dhe me vdekje nga tifozët dhe kjo në rast se ai do të qëndronte në Manchester, por në radhët e City.

Kanë qenë të shumtë tifozët që i kanë rënë citofonit të shtëpisë së tij duke i kërkuar të dinin motivet e vërteta se pse ai kërkon të largohet. Për tu theksuar është se në rrugë ndodhej dhe një shkrim në të cilin thuhej: “Shko tek City dhe je i vdekur”. Grupi i tifozëve përbëhej nga 30 vetë dhe shumica e tyre ishin djem të rinj. Megjithatë, policia shpjegoi se nuk kishte aksidente dhe arrestime pasi tifozët nuk bënë rezistencë dhe shkuan menjëherë në shtëpitë e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE