Shkodër, 23 tetor, NOA – Kishin rënë në ujdi që ai t’i lëshonte shtëpinë hua, nërsa ajo do të ftonte klientët e saj dhe të prostituonte me ta brenda mjediseve të saj, kundrejt një pagese të caktuar.
Ky është pakti i përbashkët për të cilin kishin rënë dakord mes tyre një burrë dhe një grua nga qyteti i Shkodrës, që siç raportohet nga burimet e tij policore, tashmë janë vënë në pranga pasi janë kapur në flagrancë ndërsa në shtëpinë në fjalë, gruaja u kap me një klient.
Ngjarja e ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Shkodrës, kishte për protagonistë të saj 46-vjeçarin Klement Pjetri, lindur dhe banues në lagjen “Perlat Rexhepi” të Shkodrës, si edhe 31-vjeçaren me emrin Alma K., lindur dhe banuese në fshatin Kuç, të komunës Gur i Zi, të rrethit Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë pasi Klement Pjetri, kundrejt një pagese, i lëshonte banesën e tij shtetases Alma K., me qëllim ushtrim prostitucioni.
Nga ana e policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e gruas në fjalë, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të saj iu kaluan prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale të “Ushtrim prostitucioni” dhe materialet proceduriale në ngarkim të Klement Pjetrit, për veprën penale të “Mbajtje lokali për prostitucion”.
n.e/NOA