Londër, 24 Tetor, NOA- Janë kapur për herë të parë nga fotografët anglezë dhe bëhet fjalë pikërisht për Madonën dhe toybo-in e ri, 33-vjeçarin Brahim Rachiki.
Me sa bëhet e ditur ata kanë kaluar natën në një lokal në Londër dhe pasi dolën gjetën një turmë të madhe fotografësh që i priste në dalje. Për çiftin ishte tepër e vështirë të fshihej, kjo dhe pse i riu u përpoq të mbulonte fytyrën e tij me duar dhe flokë para objektivëve.
r.b/NOA