Fushë-Kosovë, 23 tetor, NOA - Sot u mbajt mbledhja inauguruese e Këshillit për Zhvillimin e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Fushë-Kosovë.
Mbledhjen hapi Dardan Molliqaj, i cili i paraqiti pikat e rendit të ditës, të cilat u miratuan nga të pranishmit.
Rreth situatës politike në vend dhe organizimit të Lëvizjes Vetëvendosje! foli edhe kreu i saj, Albin Kurti, ku përveç të tjerash, foli edhe për gjendjen politike që po kalon vendi. Albini foli edhe për proceset e dëmshme që po i përgatiten vendit si privatizimi dhe bisedimet e reja që do ndodhin me Serbinë.Në fund të mbledhjes, Albin Kurti bëri publikimin e emrave të anëtarëve të Këshillit.
n.e/NOA