English

Krokodili në fluturim, bie avioni

Kongo, 24 Tetor, NOA- Dy muaj pas incidentit, janë zbuluar arsyet e vërteta të përplasjes së një avioni të kompanisë Filair, i cili ra në Kongo teksa po udhëtonte nga provinca e Bandundu drejt Kinshasa.

Ka qenë një krokodil i fshehur në një çantë sportive, i cili papritur ka dalë duke përhapur panik tek pasagjerët dhe më pas në kabinën e avionit. Nga 19 personat që ishin në bord vetëm njëri mundi të shpëtonte dhe ka qenë pikërisht ai që ka shpjeguar gjithçka ka ndodhur.

Aksidenti, siç bëhet e ditur nga e përditshmja britanike "Telegraph", ka ndodhur më 25 gusht. Aligatori me sa duket ndodhej në mënyrë të paligjshme në çantë dhe ishte futur nga një pasagjer i cili kërkonte ta shiste atë në ndonjë vend tjetër. Megjithatë, gjatë udhëtimit ai doli nga çanta duke çuar në rrëzimin e avionit.

r.b/NOA

KOMENTE