English

Kubë, lirohen pesë të burgosur politikë

Kubë, 23 Tetor, NOA- Qeveria kubane ka marrë vendimin për të liruar pesë të burgosur politikë. Lajmi është bërë i ditur nga kisha katolike e ishullit, një ditë pasi u nderua Sakharov, në lidhje me lirinë e mendimit.

Që nga fillimi i këtij viti autoritetet kanë liruar rreth 50 të burgosur politikë.

Qeveria kubane gjatë kohëve të fundit po kërkon të lirojë sa më shumë të burgosur politikë. Mes tyre mund të përmendim Ciro Perez, Arturo Suarez dhe Rolando Jimenez, të cilët kanë qenë të dënuar respektivisht me 20, 30 dhe 12 vite heqje lirie.

r.b/NOA

KOMENTE