Lezhë, 23 tetor, NOA – Në kuadër të kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje bie në prangat e policisë një person në ishull Lezhë.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se është arrestuar mbi këtë vepër penale 33 vjeçari Simon Leka.
Arrestimi Simon Lekës u realizua mbrëmë rreth orës 22.00 gjatë kontrollit të ushtruar nga policia.
Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në aksin rrugor Laç-Lezhë në vendin e quajtur Ishull-Shëngjin, Simon Lekës iu gjet dhe sekuestrua si provë materiale për akuzën ndaj tij një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me dy fishekë.
Materialet hetimore për Simon Lekën i janë adresuar tashmë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Lezhës.
mit/NOA