Indi, 24 Tetor, NOA- Një biznesmen indian ka ndërtuar shtëpinë më të shtrenjtë ndërtuar ndonjëherë, e vlerësuar në rreth 723 milionë euro.
Shtëpia, ose më mirë të thuhet pallati, përfshin 3 fusha helikopterësh, një sistem kontrolli privat të trafikut ajror, një parkexh 6-katesh makinash, 600 të punësuar, një kopsht rrethuar me një mur të lartë deri në katër kate dhe një kinema.
Shtëpia është 173 metra e lartë dhe është quajtur Antilia si emri i mitologjik i ishullit të Oqeanit Atlantik dhe përfundoi pas 7 viteve të ndërtimit.
Pronari është Mukesh Ambani dhe familja e tij, Nita gruaja dhe tre fëmijët të cilët do të banojnë në këtë shtëpi më 28 tetor, ditën kur do të bëhet dhe një festë, ku do jenë të pranishëm elita indiane, duke përfshirë dhe kryeministrin Manmohan Singh si dhe yllin e kriketit Sachin Tendulkar.
Ndërtesa ndodhet në Mumbai, duke i dhuruar kështu pronarit një panoramë të qartë mbi të gjithë qytetin dhe Detin Arabik.