English

Pasqyra e Shtypit, 23 Tetor 2010

Tiranë, 23 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të disa prej gazetave kryesore gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 23 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht dhe përfshin të gjithë titujt e përditshëm dhe javorë.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, përmes kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: pr@noa.al.

Gazetat e përditshme shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme debatet mes Ramës dhe Berishës në tryezën e thirrur prej këtij të fundit për reformën zgjedhore. Por ato pasqyrojnë gjerësisht dhe çështjen e legalizimeve, duke renditur 7052 emrat e rinj të familjarëve që përfitojnë tapitë. Argumente të tjera të trajtuara gjerësisht sot në gazeta janë dhe detajet e dasmës së Edi Ramës, si edhe ndalimi i dy gjahtarëve në kufi me Maqedoninë.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Legalizimet, 7042 emrat e rinj”, i cili flet për kuotat e reja të publikuara nga ALUIZNI për emrat e rinj të familjarëve që përfitojnë tapitë e objekteve informale.

Titulli tjetër kryesor i gazetës është “Dasma e Ramës, anulohet lokali, festë private në Pezë”, i cili flet për detajet e dasmës së Edi Ramës.

“Tuneli i Kalimashit, nga janari me pagesë”, është një tjetër artikull i gazetës që flet për aksin rrugor Durrës-Kukës.

“Berisha: Kutitë nuk digjen” dhe “Julian Deda: Më vjen keq si është katandisur Portokallia”, janë dy artikuj të tjerë të kësaj gazete.

Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin; “Dialogu i plotë/ Rama ulet në tryezën e Berishës”, i cili flet për debatet mes Ramës dhe Berishës në tryezën djeshme të partive politike mbi reformën zgjedhore.

Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është; “Arrest shtëpie. Gjykata liron nga burgu avokatin, zbulohen përgjimet”.

“Zbulohet i dashuri i ri i Çiljetës, 28-vjetori nga Londra që i rrëmbeu zemrën”, është një artikull që u referohet jetës së personazhit të njohur të skenës dhe ekranit, tashmë edhe politikës.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Piramida, familja Hoxha: Duam reliket e Enverit”, cili flet për çështjen e kthimit të ish-Piramidës së Enverit në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

“Speciale/ Legalizimet, jepen tapitë për 7042 familje”, është një listim me 7052 emrat e rinj të familjarëve që përfitojnë tapitë, publikuar nga Agjencia e Legalizimeve.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Marrëveshja Berisha-Rama-2”, i cili flet për debatet e e shkëmbyera mes kreut të Partisë Demokratike dhe atij të Partisë Socialiste, dje në tryezën për reformën zgjedhore.

“Moska ofertë Tiranës për kreun e OSBE, Topalli drejt Kremlinit”, është një artikull që i referohet takimeve të zv/ministrit të Jashtëm rus në Tiranë.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është “Ngjarja, gjak në kufirin shqiptaro-maqedonas”, i cili flet për ndalimin e dy gjahtarëve dje në kufi me Maqedoninë.

“Djegia e flamurit, kthehet në çështje politike”, është një tjetër artikull që do lexoni.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Berisha mbledh tryezën e partive, Rama injoron ndërkombëtarët”, i cili flet për qëndrimin e mbajtur nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, dje në tryezën e partive.

“Basha: Lëvizjet pa viza, si evropianë”, është një tjetër artikull i cili citon deklaratat e djeshme të ministrit Lulëzim Basha në universitetin e Kukësit.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Aleks Buda, 100-vjetori i babait të Albanologjisë.

Ndërsa në rubrikën “shëndetësia” do të lexoni “Kirurgët: Kemi mbingarkesë operacionesh nga rrethet”.

n.e/NOA

KOMENTE