Prishtinë, 23 tetor, NOA - Partia Demokratike e Kosovës ditën e nesërme do të zhvillojë Kuvendin e pestë zgjedhor, ku pritet të ndërmerren disa hapa të rëndësishëm.
Sipas Enver Hoxhajt, nënkryetar i PDK-së, gjatë këtij takimi, pritet të miratohet raporti i punës, të bëhen ndryshimet e mundshme, të zgjidhet kryetari i ardhshëm i partisë, këshilli drejtues dhe të miratohet deklarata politike.
Ndërkaq, duke folur për krizën institucionale dhe zgjedhjet e reja në nivel vendi, nënkryetar i PDK-së, tha se Hashim Thaçi do të fitojë edhe një tjetër mandat si kryeministër i Kosovës.
n.e/NOA