Gjirokastër, 23 tetor, NOA - Në vijim të implementimit të marrëveshjes për edukimin dhe sigurinë rrugore në shkolla, gjatë kësaj jave ka vijuar zhvillimi i orëve mësimore në të gjitha shkollat 9-vjeçare të Gjirokastrës.
Konkretisht, forcat e policisë kanë zhvilluar 1 orë mësimore me klasat e 5-6-7-8-9-ta të shkollave 9-vjeçare “Asim Zeneli”; “Derviçan”; “Nepravishtë”; “Avni Rustemi”; “Bularat” etj.
Mësimi është përgatitur në formë elektronike me tema të përshtatshme për nxënësit nga ana e specialistit për edukimin dhe sigurinë rrugore.
Ndërsa për javën e ardhshme, orët mësimore për edukimin e sigurinë rrugore si dhe për bashkëpunimin polici-shkollë dhe implementimin e filozofisë së policimit në komunitet do të vijojnë në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tepelenës, Memaliaj si edhe komunave përkatëse.
n.e/NOA