English

Rasmussen: Publikimi i dokumenteve sekrete mbi Irakun, gabim i rrezikshëm

Uashington, 23 tetor, NOA - Rrjedhje të tilla informacioni, si publikimet e dokumentave sekrete të ushtrisë amerikane nga platforma e internetit "Uikilieaks", janë gabime dhe mund të kenë pasoja sigurie për njerëzit e përfshirë në to.

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, lidhur me ekzistencën e dokumentave sekretë të ushtrisë për keqtrajtime të të burgosurve nga policët irakianë dhe ushtarët amerikanë dhe publikimin e tyre.

"Ato mund të vënë në rrezik jetën e ushtarëve dhe civilëve. Kjo është arsyeja pse e marrin seriozisht këtë situatë”, mësohet të jetë shprehur ai.

Kanë qenë mëse 400.000 dokumenta sekretë, të publikuara në faqen e lartpërmendur të internetit, ndërsa mësohet se organizata për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” i kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të së drejtës ndërkombëtare me dorëzimin e mijëra të burgosurve tek autoritetet irakiane.

n.e/NOA

KOMENTE