English

Vjedh një të varfër, më pas i kthen gjithçka

SHBA, 23 Tetor, NOA- Në Pennsylvania, një hajdut i ka kthyer portofolin, celularin dhe cigaret një djali dhe kjo pasi mori vesh se viktima e tij kishte qenë një person i varfër.

Larry Sanderson, 22 vjeç, u ka deklaruar autoriteteve se ishte përballur me një person i cili e kishte kërcënuar me armë duke i marrë të gjitha ato çka ai kishte me vete. Më pas kur hajduti u vu në dijeni falë shpjegimeve të djalit, se ai ishte i varfër, i bëri dhuratën e papritur.

Me sa duket djali i kishte treguar hajdutit se ishte një i pastrehë dhe ai i ishte përgjigjur duke i thënë: Kjo është diçka që mund ta respektoj.

r.b./NOA

KOMENTE