English

Aksioni për kontrollin e makinave, bllokohen 4 mjete të policëve

Sarandë, 24 tetor, NOA Update – Në aksioni i policisë për ndalimin e makinave që lëvizin me xhama të zinj kanë rënë dhe katër automjetet të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku pas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për bllokimin e të gjithë automjeteve private të punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët qarkullojnë me automjete me traga të huaja pa dokumentacion përkatës, është bërë dhe bllokimi i katër automjeteve.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se janë bllokuar në 3 automjete të punonjësve të policisë në Sarandë dhe 1 makinë në Delvinë.

Ndalimi i makinave të punonjësve të policisë është bërë pasi efektivat e policisë që i kishin në përdorim nuk dispononin asnjë dokument përveç dokumentin blerës nga origjina.

a.k/NOA

KOMENTE