English

Arrestohen dy studente, grabitën diplomën dhe kërkuan para për të mos e djegur

Tiranë, 24 tetor, NOA – Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur dy ditë më parë në konviktin e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Dy studente, në bashkëpunim me një person të tretë i kanë marrë koleges së tyre diplomën e infermierisë.

Pasi kanë grabitur diplomën nga dhoma e konviktit, dy studentet, Persida Andon Çepele, 23 vjeçe, banuese në Berat dhe Matilda Gëzim Isufi, 21 vjeçe, banuese në Pogradec, studente në Fakultetin e Mjekësisë e kanë marrë në telefon kolegen e tyre dhe i kanë kërkuar 100 mijë lekë. Në të kundërt diploma e saj do të digjej.

Personi që kryente kërcënimet me një numër të fshehtë është Hajdar Zenel Dokaj, 30 vjeç, banues në Berat. Dy studentet dhe Dokaj janë arrestuar nga policia pas kallëzimit të vajzës së dëmtuar.

Pas njoftimit të policisë, forcat e rendit e kanë këshilluar vajzën që të shkonte në vendin e takimit dhe të dorëzonte paratë. Ndërkohë që pranë saj kanë qenë dhe disa punonjës të policisë që kanë bërë arrestimin në flagrantë të Hajdar Dokajt.

a.k/NOA

KOMENTE