Luksenburg, 24 tetor, NOA - Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të këshillohen sot në Luksemburg për reformën e paktit të stabilitetit të euros.
Shkas për mbajtjen e këtij takimi janë kërkesat e Gjermanisë dhe Francës për ndryshime në Marrëveshjen e Lisbonës.
Qeveria gjermane është e mendimit, se për ata që nuk u përmbahen rregullave të paktit të stabilitetit, duhet të futen dënime automatike, ndër tjera edhe heqja e të drejtës së votës. Disa vende janë kundër këtij propozimi.
NOA/DV