English

Bundesliga, ekipi i Këlnit në krizë të thellë

Berlin, 24 tetor, NOA - Në ndeshjet e javës së nëntë të kampionatit gjerman në futboll, ekipet nga Këlni dhe Mënhengladbahu kanë përjetuar humbje të reja. Këlni humbi si mysafir në Hanover me rezultat 1:2. Ndërsa Borusia humbi në fushën e vet në Mënhengladbah kundër Verderit me rezultat 1:4. Në ndeshjet tjera të ditës së shtunë u shënuan këto rezultate:

Frankfurt – Shalke 0:0

Freiburg – Kaiserslautern 2:1 dhe

Nyremberg – Wolfsburg 2:1

Të premten Hamburgu dhe Bajerni barazuan 0:0, ndërsa sot zhvillohen edhe tri ndeshjet e fundit të kësaj jave:

Bajer Leverkuzen - Mainc

Borusia Dortmund - Hofenhaim dhe

Shtutgart - Sankt Pauli.

NOA/DV

KOMENTE